Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë teksa punonte këtë të shtunë. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Naum Veqilharxhi” në Tiranë, në një banesë katërkatëshe.
Policia tha se 66-vjeçari ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia. Ndërkohë vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al