Dy familje në Golem të Kavajës u përfshinë në një konflikt të ashpër për motive pronësie.

Gjatë sherrit, u qëllua me sëpatë në trup 65-vjeçari me iniciale T.A. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes, që është fqinji i të plagosurit, 41-vjeçari me iniciale S.M., tentoi të largohej sapo pa policinë, por u arrestua nga uniformat blu.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, punonjësit e policisë gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov dhe një krehër me fishekë. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. /tvklan.al