Policia ka parandaluar një krim të mundshëm mes adoleshenteve pranë pallatit të sportit në Tiranë. Pas një ndeshje basketbolli dy grupe tifozësh janë përplasur mes njëri-tjetrit, ku mbeti i lënduar një 13-vjeçar.

Dy patrulla të policisë kanë qenë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke ndarë të rinjtë. Veprimet e shpejta të efektivëve shmangën një krim të mundshëm pasi pranë vendit të konfliktit janë gjetur 3 thika, të cilat janë dërguar për ekspertizë.

Situata u tensionua pasi një grup tifozësh festuan fitoren e ekipit të tyre me hedhje flakadanësh. Dy prej adoleshentëve të moshës 13-14 vjeç janë zënë me shkopinj e sende të tjera të forta.

I riu që mbeti i lënduar u dërgua në spital, ndërsa 4 adoleshentë u shoqëruan pranë komisariatit nr.2 për të sqaruar rrethanat e sherrit.

Klan News