Los Anxhelesi vazhdon të jetë nën alarm nga zjarret që djegin ende territorin e një prej qyteteve më të famshme të botës. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”  në Tv Klan, gazetarja e VOA,  Menada Zaimi përditëson me të rejat rreth  situatës.

Nga vlerësimet e disa agjencive private, shifra e dëmit të deritanishëm nga zjarret shkon në 275 miliardë dollarë. Ka 24 viktima, 4 vatra aktive zjarri dhe 150 mijë të evakuuar që nuk mund të kthehen ende në shtëpitë e tyre. Urdhrat e evakuimit mbeten në fuqi sepse situata do të përkeqësohet.

Blendi Fevziu: Sa mendohet që është dëmi?

Menada Zaimi: Një shifër e lidhur me këtë, por ka disa agjenci private që kanë raportuar për këtë çështje dhe bëhet fjalë për një dëm prej 275 miliardë dollarësh. 24 persona kanë gjetur vdekjen. Megjithatë shifra pritet të rritet në vazhdim. Kjo mund të rrisë edhe numrin e viktimave. Rreth 12 mijë objekte mes  tyre shtëpi e shkolla janë djegur. 4 vatra zjarri kanë djegur mbi 160 kilometra katrorë, një zonë më e madhe se qyteti i San Franciskos. E diela ishte relativisht e qetë, autoritetet arritën të kontrollonin një sipërfaqe më të gjerë duke u dhënë mundësi disa banorëve, një pjese të vogël që të rikthehen në shtëpi. 150 mijë njerëzve të tjerë ende u është thënë të mos kthehen në shtëpitë e tyre, ka urdhra evakuimi për ta. Sipas shifrave të fundit, ka 4 vatra aktive zjarri. Zjarri që po digjet në Altadena në Los Anxheles, zjarri në Palisades me pamje nga oqeani Paqësor. Ka një vatër zjarri në kontenë e Venturës plotësisht nën kontroll, u dogjën më shumë se 1000 hektarë ndërsa është nën kontroll 80% e situatës në një vatër tjetër të Los Anxhelesit. Aty u dogjën 800 hektarë. 150 mijë pesona janë nën urdhra evakuimi që të largohen nga shtëpitë e tyre. Urdhrat do të vazhdojnë sepse situata do të përkeqësohet./tvklan.al