Situata e COVID-19 në SHBA sa vjen e përkeqësohet. Sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 16,062,299  raste me koronavirusit  që në nisje të pandemisë dhe kanë humbur jetën më shumë se  297,818 qytetarë.

Të shtunën në SHBA janë regjistruar dhe 219,510  raste të reja si dhe humbën jetën 2,368  pacientë të shtruar në spitale.

E Shtuna ishte dita e shtatë me radhë që shtrimet në spital arritën një rekord të lartë, me 108,487 pacientë në të gjithë vendin.

Vetëm në javën e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar mbi 1 milion raste të reja me COVID-19.

Nga ana tjetër FDA i ka dhënë dritën jeshile vaksinës së Prizer dhe BioNTech dhe në ditët në vijim pritet që të nis vaksinimi masiv në popullsi./tvklan.al