Fatmiri dhe Bashkimi kanë qenë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare. Ata janë dy miq që janë njohur në burg dhe shoqërinë e tyre e vazhduan edhe pasi dolën nga burgu. Fatmiri i ka dhënë 10 milion borxh Bashkimit dhe tani ka ardhur t’ja kërkojë. Por Bashkimi është në process gjyqësor me gruan e tij dhe nuk është ndarë pasuria që t’ja kthejë. Fatmiri ka hyrë në burg 4 herë, ndërsa Bashkimi 2 herë. I pyetur nga Ardit Gjebrea se për çfarë kishte hyrë në burg për herë të fundit, Fatmiri tregoi se është akuzuar padrejtësisht nga një zonjë për ngacmim seksual.
Ardit Gjebrea: Zoti Fatmir pse keni kenë në burg?
Fatmiri: Unë në burg kam hyrë 4 herë, nga 2013 deri tani Dhjetor të 2019. Herën e fundit ma kanë marrë makinën më 29 Prill të 2019 dhe më ngacmojnë për ngacmim seksual, njëra që ka bërë burg për ushtrim prostitucioni në Kuçovë. Nga këto akuzat e trupshme jam bërë me zemër, jam shtruar dy herë në spitalin e burgut. Unë jam gjysh me 4 nipër dhe baba me dy fëmijë, i rrita në Londër dhe tani i kam në Zvicër.
Ardit Gjebrea: Domethënë të kanë dënuar për ngacmim seksual?
Fatmiri: Po dhe gjykata më nxorri për mungesë provash dhe jam për gjykim.
Fatmiri nuk ishte shumë i qartë me deklaratat e tij dhe nuk u kuptua arsyeja e saktë pse ai është akuzuar për ngacmim seksual. Aq sa mundi të shprehej, Fatmiri tregon se gruaja ka marrë një raport që thuhet se e ka qëlluar me grushta, e ka tërhequr zvarrë, i ka grisur bluzën dhe sipas tij kjo nuk është e vërtetë. Madje ai është në hall të madh sepse ka humbur dhe besimin e familjes, lekët që ia ka dhënë borxh Bashkimit familja mendon se i ka harxhuar me femra për aq kohë sa rëndon ky gjykim për të. /tvklan.al