Të ftuar:
Belioza Çoku – punonjëse sociale
Marçel Hila – historian
Qamil Dika – mjek
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pulë e pjekur, shoqëruar me pilaf dhe qiqra
1 pulë e plotë
1 lgj kos
1 lç pastë domate
2 lgj vaj ulliri
1 lk piper i kuq
Pak trumzë
1 lç kripë
0,5 lç piper i zi
Për pilafin:
2 gota oriz
1 qepë mesatare
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj
1 gotë lëng pule
2,5 gota ujë të valuar
1 filxhan qiqra të ziera
1 lç kerri
1 lç kripë
Përziejmë në një tas të gjithë përbërësit e marinimit si kosin, salcën e domates, vajin e ullirit, piperin e kuq dhe piperin e zi, kripën e trumzën. I përziejmë mirë dhe pasi thajmë mirë pulën me ndihmën e një furcce lyejmë pulën mirë nga të gjitha anët. Fiksojmë krahët me një stikadent që të mos na hapet gjatë pjekjes. Në fund lidhim këmbët. Vendosim pulën në frigorifer të marinohet për një orë e më pas e vendosim pulën në tavë në furrë në temperaturë 190 gradë për gati një orë. Kur pula të jetë pjekur në një ngjyrë kafe të artë është gati për ta shërbyer. Ndërkohë që pula piqet, ne përgatisim orizin. Në një tenxhere të thellë shkrijmë gjalpin, vajin dhe kaurdisim një qepë mesatare të grirë hollë sa të zbutet e të jetë bërë transparente. Shtojmë orizin dhe e skuqim atë për 3-5 minuta. Shtojmë kerri, kripë dhe piper të zi. Shtojmë lëngun e pulës dhe ujë të nxehtë. I përziejmë dhe shtojmë qiqrat e gatuara dhe lëmë orizin të zihet për 15 minuta. Fikim zjarrin, mbulojmë orizin me një pecetë e më pas me kapak. Pasi pula të jetë pjekur, e vendosim atë në një pjatancë ku fillimisht vendosim pilafin me qiqra e më pas mbi të pulën e pjekur me 2-3 feta limon. Pilafit mund ti shtojmë pak majdanoz për ta freskuar.
Supë me perime dhe qumësht
2 kunguj të njomë
1 karrotë
2 thelpinj hudhra
1 patate
1 fk bizele
2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
1,5 lgj miell
800 ml ujë të nxehtë (4 gota)
1 gotë qumësht (200 ml)
2 lgj kopër
Pastrojmë perimet dhe i presim ato në kubikë të vegjël 0,5 cm. Në një tenxhere të thellë vendosim 1 lugë gjelle vaj dhe një lugë gjelle gjalpë. Pasi gjalpi të shkrijë shtojmë të gjitha perimet e prera dhe i kaurdisim ato për 2-3 minuta. Shtojmë hudhrat e shtypura e më pas miellin dhe i përziejmë për 2 minuta. Shtojmë 2 gota ujë, e përziejmë e më pas shtojmë pak nga pak ujin e mbetur. Rregullojmë shijen me 1 gotë qumësht dhe lëmë perimet të ziejnë për 8 minuta. Shtojmë kripë dhe piper të zi. Në fund shtojmë kopër të grirë hollë, e përziejmë e më pas është gati për tu shërbyer.
Sa spiunojnë shqiptarët?
Pse disa njerëz janë të prirur të spiunojnë?
Quiz televiziv