Familja e madhe e Rozi Kostanit përfshin dy vëllezër e një motër ku secili ka krijuar familjen e tij të vogël. Njëri prej vëllezërve jeton në Brazil, por pavarësisht largësisë, ata kontaktojnë rregullisht dhe përpiqen që lidhja mos të zbehet.
Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, regjisorja tregon se kjo është edhe dëshira e nënës së tyre të ndjerë. Përpara se të ndahej nga jeta, ajo u kërkoi fëmijëve që mos t’ia lëshonin duart njëri-tjetrit në asnjë moment.
Rozi Kostani: Ne i kemi humbur prindërit, mamin para 7 vitesh, babin para 4 vitesh dhe një porosi na e kanë lënë që ne përpiqemi shumë ta ruajmë dhe ta mbajmë fort. Kur iku mami, u largua nga kjo botë, na i kapi duart dhe tha “ju lutem mos e humbni njëri-tjetrin sepse nëse më doni ose nëse na doni, ne jemi brenda jush kështu që mbajini fort këto lidhje”. Çfarëdo që të ndodhë se pronat janë një ndër problemet më të mëdha në familje, “çfarëdo që të ndodhë, ju lutem mbajeni fort njëri-tjetrin” dhe këtë porosi me çfarëdo lloj gjëje që mund të na ndodhë në familje ose çdo hatërmbetje sepse është e pamundur që të mos kesh një gjë të vogël, ti duhet të marrësh frymë thellë dhe të kujtosh atë porosi të mamit tënd.
Katerina Trungu: Pra duhet të zbatosh atë porosi, atë amanet.
Rozi Kostani Atë porosi por edhe sepse unë mendoj që lidhja e gjakut është më e fortë se çdo gjë tjetër. Vërtet mund të kesh një konflikt, por ajo duhet të mbizotërojë, lidhja e gjakut, mos ta bësh gjakun ujë thotë populli se është shumë e thjeshtë për ta holluar, për ta tretur./tvklan.al