Të ftuar:
Neritan Liçaj – Aktor
Kostana Morava – Gazetare
Genta Hodo – Gazetare
Magdalena Pajollari
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Shishqebap pule të marinuar
500 gr gjoks pule
2 lugë gjelle qumësht
2 lugë gjelle vaj ulliri
4.5 lugë gjelle salcë ( pure domate )
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji hudhër pluhur
1 lugë gjelle lëng limoni
0.5 lugë çaji piper të zi
Pak spec pikant ( Piper )
2 speca 1 i kuq dhe 1 jeshil
Pastrojmë pulen dhe e presim atë në kubik mesatar. Bashkojmë në një tas të gjithë përbërësit e salcës. I përziejmë mirë, i mbulojmë me celefon dhe i vendosim në frigoriferi për 2 orë ose gjithë natën. Përgatisim shishqebapin duke vendosur në shkop 2 kuba mishi, 1 copë spec. I vendosim në një tepsi me letër pjekje ose duke vendosur vetëm një rradhë feta të holla me patate. I pjekim në temperaturën 180 gradë për 35 minuta duke i kontrolluar në fund që të jenë pjekur sipas shijes tonë. I servirim me patate, perime të pjekura ose dhe me pilaf.
Pite e shijshme me piadini dhe sallam
2 pako pite piadini
4 kokrra vezë + kripë
1 gotë qumësht
150 gr djathë që shkrinë ( në rende )
1 tuf majdanoz
Sallam që preferoni, turist – suxhuk
Pak gjalp ose vaj ulliri
Në një tavë të vogël drejtkëndësh e lyer me gjalp. Vendosim njëra pas tjetrës petat e piadinit duke i palosur ato si firzamonik pa i ngjeshur shumë por të lira. Në një tas rrahim vezët + kripë, shtojmë në të vetëm 2 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë qumështin + djathin të grirë hollë dhe majdanozin e grirë e përziejmë mirë e më pas shtojmë salcen e përgatitur mbi të gjitjë sipërfaqen e petëve. Në fund presim sallamin në feta të holla dhe i vendosim sto midis palosjes së petëve tek tuk. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.
Kush quhet një grua tradicionale?
Çfarë preferojnë burrat, gra “tradicionale” apo “moderne”?