Të ftuar:
Dorian Zazo
Ergesta Stermasi
Klodian Murati
Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Byrek trekëndësha me gjizë dhe erëza
Për brumin:
400 gr miell
230 ml ujë
Kripë
1 lgj vaj
Niseshte për hapjen e petëve
Mbushja
300 gr gjizë
200 gr djathë të bardhë
2 kokrra vezë
4 lgj vaj ulliri
1 tufë kopër
1 tufë majdanoz
Kripë
Pak gjalpë
Bishtaja të verdha me mish të grirë
600 gr bishtaja të verdha
2 qepë
1 thelb hudhër
300 gr mish të grirë
Vaj ulliri
1 lç piper i kuq
2 domate
Kripë dhe piper i zi
Dita Botërore e Yogas, një event ku mund të marrin pjesë të gjithë
Humbje peshe dhe tonifikim lëkure, përfitimet që vijnë nga banja me ujin e akullt
Në internet janë bërë virale videot ku njerëzit provojnë të qëndrojnë për disa sekonda, apo për ata që janë pak më të guximshëm, minuta, në ujë akull të ftohtë ku pluskojnë edhe kubat e akullit.
Një ‘sfidë’ për organizmin tonë, por për këdo që e praktikon, konsiderohet si një ritual që i sjell plot të mira trupit. Dorian Zazo, një nga të ftuarit e ditës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan është një prej ‘besnikëve’ të kësaj rutine. Ai ka arritur të qëndrojë 10 minuta ndërsa temperaturat jashtë arrinin në -2 gradë duke vendosur kështu një rekord vetjak.
Thënë kjo, Doriani është një prej personave që mund të shpjegojë përfitimet e zhytjes në ujë të akullt, të cilat i gjeni të renditura më poshtë.
-Zbret inflamacionet e trupit.
-I jep një ‘booster’ sistemit imunitar.
-Rrit metabolizmin.
-Përmirëson gjumin
-Rrit kapacitetin e trupit t’i përshtatet temperaturave të larta ose të ulëta.
-Zgjon dhjamin kaf dhe ky proceson dobëson.
Yogisti Klodian Murati shton se po kaq e rëndësishme është edhe nxehja pas këtij rituali. Organet duhet të kthehen në gjendjen fillestare pas daljes nga uji i ftohtë duke bërë ushtrime. Kjo eviton kalimin në gjendjen e të ftohtit dhe riaktivizimin e organizmit.
Klodian Murati: Është shumë e rëndësishme që pas kësaj praktike ta kthesh trupin në gjendje normale, ta nxehësh. Praktika e ujit të ftohtë është një shok dhe qelizat tona kanë memorie, është si një elektrizim kur futesh në ujë të ftohtë. Shpeshherë kanë nevojë qelizat tona për një memorie të tillë sepse ti shkon dhe qelizat kancerogjene vriten nëpërmjet kësaj praktike. Benefite të tjera që ka te femrat, të cilat janë më të fokusuara te kjo, është tonifikimi i lëkurës.
Pozicione të thjeshta yoge që mund të na bëjnë punë në jetën tonë të përditshme