Grupi “Vashat” arriti që të ngrinte në këmbë publikun me performancën e tyre shpërthyese në “X Factor Albania” në Tv Klan. Por kamera fiksoi disa herë personin që po e shijonte vërtet këngën e tyre, babain e njërës prej konkurrenteve, Kleas. Ai është i njohur për publikun si yogisti Klodian Murati dhe nuk pati asnjë moment që të ndalte kërcimin.
Sapo iu dha fjala, Krasta shprehu vlerësimin e tij pikërisht për këtë moment e më pas u ngrit për t’i dhënë dorën babait të konkurrentes.
Adi Krasta: Dua të bëj një deklaratë të madhe publike si baba, si bir, si vëlla, nuk e di. Në jetën time nuk kam mundur kurrë të jem Klea, ashtu i jashtëzakonshëm siç ka qenë sot babai yt për ty mbrapa nesh. Alketa, ti mund ta intervistosh kur të duash. Unë mendoj, institucioni i babait ka kaluar në një fazë plotësisht tjetër. Kemi mbërritur në kohëra të jashtëzakonshme, absolutisht!/tvklan.al