Gjatë një prej performancave të grupit “Vashat” në X Factor Albania në netët live, një vëmendje të madhe mori një spektator. Klodian Murati ishte pikërisht spektatori energjik që po shijonte në maksimum performancën e grupit, ku bën pjesë dhe vajza e tij Klea Murati.

Klodian Murati tërhoqi vëmendjen jo vetëm të publikut dhe jurisë, por dhe të të gjithë ndjekësve, pasi videoja e tij u bë mjaft virale.

Sot i ftuar në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, për të folur pikërisht për “fuqinë” e kërcimit ai komentoi dhe videon.

Katerina Trungu: Ne po shihnim një nga momentet e tua tek X Factor ndërkohë që performon vajza jote me grupin e vajzave ti je i vetmi që kërcen me një energji të paparë, që u bëri përshtypje të gjithëve.

Klodian Murati: Nuk e kam bërë kastile këtë, ua them me plot sinqeritet. Nuk e kam bërë kastile me qëllim që të bëhej virale. Patjetër e kam bërë me qëllim që të motivoja vajzat.

Katerina Trungu: Çfarë tha vajza, e motivove apo të tha ‘po ulu o burrë i dheut’?

Klodian Murati: Jo. Shiko ka një gjë aq më tepër një spektakël televiziv, sepse vajzat janë të reja, janë dhe të vogla në moshë dhe ti kur je para një skene të tillë duhet të kesh një menaxhim të fortë emocionesh. Por, ajo se çka është e çuditshme, duke ditur sesi funksionon truri jonë, kur ti ke një person para teje që të bën të ndjehesh komplet rehat ti shpërqendrohesh nga ajo se çfarë mund të mendojnë të tjerët. Ti po shikon dikë që po kënaqet kaq shumë dhe ti e ndjek, sepse ne jemi pasqyra e njerëzve që kemi përballë, syri shikon dhe automatikisht mendja fillon dhe kopjon./tvklan.al