Ajo është lindur dhe rritur në Belgjikë, megjithatë përveç rrënjëve të origjinës në Shqipëri e sjell dhe pasioni për muzikën. Klea Murati është vajza e instruktorit të njohur të yoga-s, Klodian Muratit.

Klea është në hapat e parë të karrierës së saj si muzikante, teksa këtë vit ajo merr pjesë në një kompeticion të madh siç është “X-Factor”. Në studio ajo rrëfen emocionet e audicioneve dhe ankthin për netët finale.

Katerina Trungu: Klea në Shqipëri është për muzikën. Muzika dhe të kënduarit është aq e rëndësishme për të, saqë babi i saj para se të takoheshim ne vitin e kaluar më ka treguar video “sa bukur këndon vajza ime”, me një krenari shumë të madhe. Tani do të jesh në “X Factor” apo jo?

Klea Murati: Po!

Katerina Trungu: Është së shpejti, data 8 Nëntor saktësisht, pra këtë javë nis të transmetohet. Gjithë puna së pari është me audicionet dhe tani do të fillojnë dhe netët live dalëngadalë. Si ndjehesh aty?

Klea Murati: Jam shumë e lumtur që ditë për ditë bëj prova dhe mësoj diçka tjetër.

Katerina Trungu: Netët live janë ato që të presin, që janë sfida e vërtetë. Ne do i shohim audicionet kur të jetë momenti, por dhe netët live do i shohim me shumë dëshirë për të parë gjithë adrenalinën që të ofron një program si “X Factor” sepse rrjedhimisht bëhesh pjesë e emocioneve që të gjithë të rinjtë kalojnë aty. Si e parashikon ti veten tënde?

Klea Murati: Të jem reale, me shumë emocione.

/tvklan.al