Të ftuar:
Gent Stroni – mjek infeksionist
Mimoza Keta – gjinekologe
Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta
Supë me salmon dhe lakër kale
30 gr qepë
50 gr patate
50 gr Salmon Gravalax
100 gr lakër Kale
Kripë
Piper
Fileto viçi e freskët me mocarela
230 gr Fileto viçi
40 gr Asparag
40 gr Mocarela
50 ml Demiglas
40 ml Verë e kuqe
Kripë
Piper
Çfarë duhet të dini për sëmundjet seksualisht të transmetueshme?
Rast suksesi: Burri u infektua me HIV dhe dëshironin fëmijë, mjekja tregon si ia doli çifti nga Laçi
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë shqetësuese dhe mund të kërcënojnë jetën apo mundësinë për t’u riprodhuar. Fatmirësisht, në këtë të fundit, shkenca ka arritur që të zbulojë metoda që sigurojnë riprodhimin pa ndikuar te fëmija.
Gjinekologia Mimoza Keta sjell në “Shije Shtëpie” në Tv Klan një rast suksesi. Një çift ku bashkëshorti ishte i infektuar me HIV, dëshironte të kishte fëmijë në rrugë natyrale. Falë një trajtimi të posaçëm, mjekët ia dolën që nëna të mos infektohej dhe fëmija gjithashtu të lindte i shëndetshëm.
Mimoza Keta: Më drejtohet një çift dhe bashkëshorti kishte marrë gjak në një aksident në Itali dhe i ishte shfaque HIV-i, ndoshta gjak i pakontrolluar ndërsa partnerja ishte pa HIV. Të dy nga Laçi, erdhën dhe kërkonin me të drejtën e tyre të kishin një fëmijë dhe donin sigurisht me rrugë natyrale. Si mundet ne t’i ndihmonim këta? Normalisht, dikush thoshte me shpëlarje të spermës, një tjetër thoshte duhet të ruajmë një kohë etj dhe erdhi një moment që mua më rastis dhe kishim një trajnim në Kroaci në një spital infektiv që ishte vetëm për HIV/AIDS, është shumë i madh, nga më të mëdhenjtë në Europë dhe e pyes atë profesorin dhe i them si mundet? Është ajo që tha dr. Genti, ai më tha “në qoftë se ulet nën 50 kopje për mililitër numri i viruseve, atëherë ai mund të bëjë kontakt normal”. Vërtet ashtu ndodhi. Ne stimuluam vajzën që të kishte vezë në periudhën e ovulacionit dhe ai djali nëpërmjet trajtimeve që ekzistojnë sot e uli në 50 kopje për mililitër dhe sot e kanë fëmijën, gëzojnë një fëmijë të shëndetshëm dhe të shëndoshë.
Rastet me HIV, Shqipëria e para me numrin më të lartë në vendet e rajonit
Quiz/ Loja telefonike