#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Gerta Heta: Moderatore

Andi Vrapi: Gazetar

Gent Lasku: Sportist

Anisa Krraba: Gazetare

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Qofte pule me lëng

500 gr gjoks pule
3-4 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
1 qepë e vogël
1 tuf e vogël majdanoz
4 lugë gjelle pure domate
1 vezë
1 lugë qumësht ose ujë
Kripë + piper të zi
1 lugë çaj piper të kuq
1 lugë çaj kumin
Vaj për skuqje

-Salca opsionale

1.5 lugë gjelle miell
Vaj ulliri + gjalp
1.5 gota lëng pule
1 gotë kos
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë gjelle salcë soje
Kripë + piper të zi

Vendosim në grirsen e qepës mishin e pulës dhe e grijmë atë, më pas e transferojmë mishin në një tas. Po aty në grirëse shtojmë qepën dhe majdanoz dhe i grijmë së bashku dhe më pas qepën me majdanozin e shtojmë tek mishi I grirë. Vazhdojmë të shtojmë në tas buken thekur të grirë + puren e domates + vezen + 1 lugë jelle qumësht oe ujë + kripë +piper të zi + kumin + piper të kuq. Të gjithë përberësit në tas i përziejmë mirë me dorë derisa të formohet brumi i qofteve të lidhura. Mbulojmë tasin me celefon dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë. Pasi të kalojë 1 orë formojmë qoftet me madhësi mesatare, ngrohim vajin dhe i skuqim sa të marrin njyrë të artë të errët. Mund ti konsumojmë të skuqura por mund ti sherbejmë dhe me salcë të ndryshme, të ftohtë apo të ngrohtë. Në një tigan tjetër kaurdisim 2 lugë gjelle miell, e skuqim atë sa të zverdhet pak shtojmë në të 2.5 gota lëng pule + 1 gotë kos 1 lugë çaj mustardë + 1 lugë gjelle salce soje, i përziejmë mirë duke vazhduar të rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper të zi. E lëmë salcën të marrë valë duke shtuar më pas qoftet nëse dëshironi, por mund ti shërbeni duke vendosur në pjatë salcë e më pas qoftet siper. Zgjedhja është e juaja.

Shporta me bukë të thekur me djathë dhe sallam

6 feta bukë
100 ml vaj ulliri
1 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë
120 gr pure domate
4 gjethe borzilok
6-8 bebi mozzarela
Suxhuk të prerë në feta

Me ndihmën e një forme ose gote me grykë të gjatë presim tulin e bukë në formë të rrumbullakët. Këto copa buke i vendosim në një tavë ku pjekim muffins, i fiksojmë mirë në gropëzat e tavës me ndihmën e fundit të një gote. Përziejmë vajin e ullirit me majdanoz dhe më pas e lyejmë brenda bukës dhe e vendosim në tavë. Pjekim bukën në furrë në temperature 180 gradë për 10 min sa të theket pak. Ndërkohë përziejmë salcen e domates me borzilok dhe vendosim në cdo fetë buke nga 1 lugë caj pure domate me borzilok, më pas ndajmë bebi mozzarelen në 2 gjysma dhe i vendosim në të. Po aty vendosim 3-4 feta sallami. Kështu mbushim të gjithë gropëzat e bukës të vendosur në tavë. E vendosim përsëri në furrë për 10 min në temperaturën 200 gradë derisa djathi të shkrijë. E servirim të ngrohtë.

Çfarë roli luan muzika në jetën tonë?

Pse të gjithë e duan muzikën?

Kënga më e veçantë për Gerta Heten, Gent Laskun, Andi Vrapin dhe Anisa Krraben