#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Te ftuara:

Në skype Chrysanthi Kalogeri – Astrologe

Ne studio: Nexhi Beqiri: Avokate

2 receta nga Znj.Vjollca

Speca të mbushur me djathë

8-10 speca jeshil
150 gr proshutë
3 qepë të njoma
1 tuf majdanoz
300 gr djathë
250 gr gjizë
4 thelpinj hudhra
Pak spec pikant ( opsionale )
1 domate
Kripë
Vaj ulliri

Pastrojmë specat nga farat. Presim proshutën në kubikë të vegjël.
Grijmë qepët hollë dhe i vendosim ato në një tas. Shtojmë majdanozin e grirë shumë hollë. Thërrmojmë djathin me pirun, shtojmë në të njëjtin tas edhe gjizën dhe mbi to shtojmë qepët e grira, 3 lugë gjelle vaj ulliri, majdanozin e grirë, pançetën e thekur.

Shtypim hudhrat dhe i shtojmë po në të njëjtin tas. Shtojmë në tas pak spec pikant dhe domaten të prerë në kubik shumë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë dhe pak piper. Mbushim specat, i vendosim në një tavë, i spërkatim sipër me pak vaj dhe kripë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 25-30 minuta.

Pilaf me domate

1.5 gotë oriz
Gjalp + vaj ulliri
2 domate
Kripë
Piper të zi
2 gota ujë valuar

Shpërlajmë orizin dhe e vendosim në një tas shtojmë pak kripë dhe 1 lugë kafe lëng limoni, ujë të nxehtë dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta. Në një tenxhere ose tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle gjalp dhe domaten të qëruar dhe të grirë në rende e kaurdisim atë deri sat ë avullojë lëngu dhe të bëhet në trajtën e një salce. Shtojmë pak kripë, 2 gota ujë të valuar në momentin që domatja dhe uji valon. Shtojmë orizin të kulluar e përziejmë I vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Në fund shkrijmë dhe 2 lugë gjelle gjalp tëë tjera dhe e përvëlojmë. E servirim të ngrohtë me pak piper të zi.

Surprizat e yjeve për javën e fundit të majit

Jupiteri kalon në shenjën e binjakëve, çfarë ndikimi do të ketë?

Quiz/ Loja telefonike

/tvklan.al