Të ftuar:

Alma Kulli – instruktore yoga dhe pilates

Aurora Piroviq – biologe

Margin Sala – fizioterapist

Në lidhje Skype: Mirsad Basha – drejtues i Eko-mendje

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Tartë e kripur për drekën e Pashkëve

Supë me të brendshme qingji

Cilat janë pasionet që na nxjerrin në pah një version më të mirë të vetes tonë?

Kur pasioni tejkalon gjithçka! Instruktorja: U operova prej dashurisë për sportin. Isha 16 vjeçe

Që në moshë të hershme, Alma Kullit i është injektuar nga prindërit një dashuri e madhe për sportin. Sot ajo është instruktore fitnesi e pilates, por fillimet i pati me volejbollin. Spikaste në çdo sport që provonte dhe e kishte me shumë dëshirë, por u duk se volejbolli ishte talenti i saj.

Kalimi drejt pilatesit erdhi pikërisht prej volejbollit, rrëfen Alma në “Shije Shtëpie”  në Tv Klan. Një çështje serioze shëndetësore e vendosi përpara një zgjedhjeje që i dha sërish përparësi sportit.

Alma Kulli: Pilatesin e zgjodha sepse edhe vetë kisha problematika. Kisha tre operacione në një gju. Operacioni im i parë ka qenë 16 vjeçe në volejboll, por nuk më ndaloi asnjë moment. Edhe tani që e kujtoj, them si s’thashë njëherë u lodha, nuk bëj më!

Agida Koçi: Të treja operacionet i ke bërë për shkak të problemit që ke pasur nga volejbolli?

Alma Kulli: Po, nga stërvitja e shumtë që bëja sepse luaja edhe me të vegjlit, edhe me të rriturit.

Agida Koçi: Domethënë ti ishe më e vogël dhe shkoje te grupi i të rriturve.

Alma Kulli: Në qoftë se e ke talentin, përzgjidhesh dhe ishte dy orë nga dreka dhe dy orë në darkë.

Agida Koçi: Po çfarë tha mami kur mësoi që ti 16 vjeç në operacion?

Alma Kulli: Asnjëri nuk kishte problem, thjesht më pyetën se doktori tha “firma është e mamit dhe jo jotja që do hysh në operacion. Nëse ti do bësh këtë jetën do hysh në operacion, nëse nuk do ta bësh këtë jetën e sportit, mund edhe mos ta bësh operacionin dhe ta shtysh”.

Agida Koçi: Ishte çështje zgjedhjeje dhe në atë moment ti zgjodhe sportin.

Alma Kulli: Unë i thashë mamit po, do ta bëjmë, mami tha “do ta diskutojmë në shtëpi”. Jo, nuk do ta diskutojmë, na thoni datën kur të vijmë. Ky ka qenë operacioni im më i madh, dy të tjerët më janë dukur si rutinë se kanë qenë më të vegjël, edhe rikuperimi por gjithmonë kap veten që i them po si s’the mjaft se u lodhe se edhe rikuperimi, ajo është pjesa më e vështirë.

Rikuperimi në operacione të tilla, konfirmon fizioterapisti, kërkon të paktën 6 muaj.

Alma Kulli: Pas një këputjeje tendine përpara, po fiks 6 muaj, kam mbajtur fiks datën kur kam hyrë dhe kur kam dalë që të shkoja fiks në ditën për të lozur. 26 janar, e mbaj mend që kam qenë në fushë përsëri.

Përfitimet dhe kënaqësitë që marrim nga hobet dhe pasionet