4 zonja kanë zbukuruar studion “Ka Një Mesazh Për Ty” të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Mes tyre nuk ka ndonjë lidhje gjaku, por një person i veçantë është emëruesi i përbashkët që i ka bërë të organizohen. Valentina, me profesion infermiere që ato e kanë njohur gjatë punës së saj në Sauk. Arsyeja pse Valentina është kaq e veçantë zbulohet përmes rrëfimeve të tyre.
Luljeta: Për herë të parë, unë e kam njohur Valentinën në ambulancë kur kisha sëmurë babain tim. U futa në ambulancë, mamaja më kishte thënë që “është një infermiere shumë e mirë në ambulancën e Saukut, e ka emrin Vali”. Babai ishte në momentet e fundit dhe ajo e la punën, i thashë kam nevojë të vish e t’i bësh një gjilpërë, ajo erdhi dhe ka ardhur mëngjes, drekë, darkë t’i bënte gjilpërat pa i thënë orarin që ishte dhe unë nuk e di sesi ajo bën që vjen në orar, është shumë korrekte.
Ardit Gjebrea: Mëngjes, drekë, darkë?
Luljeta: Vinte në mëngjes përpara se të shkonte në punë dhe nuk është vetëm ky rast. Edhe me Covid-in që kemi qenë, nuk të vinte njeri në shtëpi, ishe sëmurë, nuk të vinte njeri në shtëpi, kështu që është e veçantë Ardit, do ta njohësh dhe do të thuash vërtet është kështu si thua ti.
Ardit Gjebrea: Po me Antigonin çfarë marrëdhënieje ka?
Antigoni: Unë kam operuar çunin me trombozë. Valentina ka fjetur ashtu si unë kisha ekonominë, familjen e të gjitha, ka fjetur 22 ditë në shtëpinë time dhe po bashkë me çunin tim. Vinte në orën 10:15 të darkës kur çuni im merrte serumin, bënte gjilpërat për hollues. Ajo ishte e papërtuar, ne kemi një respekt të veçantë për të jo se ne jemi ne të katërta që kemi ardhur këtu, por Valentina mbrapa edhe për respektin që ka lënë, ajo mund të ketë mijëra njerëz që u shërben./tvklan.al