Valentina është gruaja që ka arritur të bëjë bashkë Antigoninë, Luljetën, Nadiren dhe Shejen në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Për to, Valentina simbolizon një grua të veçantë që nuk e kursen kurrë ndihmën përmes profesionit të saj si infermiere.
Pas rrëfimeve të Antigonisë e Luljetës për të, vijon Sheja që po ashtu e ka marrë ndihmën e Valentinës në një moment shumë të vështirë për familjen e saj.
Sheje: Unë, kur ka vdekur nëna ime, Vali rrinte e flinte në tokë. me gjilpëra, me serume, ia bnte nënës sime aty. M vdiq vëllain, kam vëllain që më ka vdekur 50 vjeç me sëmundje të keqe, thoshte “vali, mos ik në shtëpi, hajde fli këtu se ke dhomën e çunit”, i dukej sikur e ngjallte Vali, linte burrë e kalamaj, “Myrto, këtu më ke, nuk iki”, i thoshte vëllait tim. Deri kur ka vdekur vëllai im, Vali ka fjetur aty. Ai s’kishte shpresa por i dukej atij. Ajo ishte e papërtuar.unë kam respekt të veçantë. S’dimë ç’ti bëjmë më tepër, e prumë këtu se e meriton një mesazh.
Nadirja ka qenë një prej pacienteve të hershme të Valentinës. Ajo është nënë e tre djemve, por thotë se Valentinën ua ka lënë amanet që ta shohin si motër.
Nadire: Në ’98 unë kam bërë një operacion të rëndë. Kam hequr 13 kile tumor nga barku.
Ardit Gjebrea: Vërtet?!
Nadire: Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër.unë Valin e kisha te koka, mëngjes, drekë, darkë, ajo fëmijët i kishte të vegjël atëherë. Do të vinte te unë sa herë t’i thërrisja unë ose im shoq, ajo do të gjendej aty dhe pastaj na lidhi miqësia më shumë se e njihja për ta njohur, por u lidhëm më tepër. Unë kam tre djem, i kam jashtë shtetit. Ua kam lënë amanet djemve, u kam thënë që edhe kur të mbyll mami sytë, ju do ta respektoni si motër Valin.
Nadirja kujton edhe një episod kur Valentina e kishte të shoqin sëmurë dhe sapo mori telefonatën e saj, e la atë në spital për t’i shkuar asaj pranë.
Nadire: Ajo kishte Edin në spital sëmurë, shtruar. E marr unë në telefon, isha e sëmurë, më kapën krizat e zemrës dhe e marr në telefon, o Vali, unë kam nevojë të bëj gjilpëra se jam shumë sëmurë. “O Nadire, unë për momentin jam në spital me Edin, për gjysmë ore jam aty”, tha. Për gjysmë ore ka ardhur nga spitali në Sauk, veç kur i ka rënë derës, 11 e natës, 12 e natës./tvklan.al