Pas ndarjes nga bashkëshorti, Tereza mori një shtëpi me qira në Shkodër dhe vazhdoi të jetonte me fëmijët e saj. Shoqata SOS e ka ndihmuar me çerdhen dhe kopshtin e fëmijëve i ka kërkuar në 2019 më 8 Mars që të jepte një mesazh ku të shprehte energjinë, guximin, forcën për gratë të cilat janë të dhunuara nga burrat. Kjo video u bë virale dhe u përhap në rrjetet sociale. Falë kësaj video ajo njohu Eneidën e cila jeton në Amerikë.

Eneida është prekur nga video që ka parë dhe e ka kontaktuar në Facebook, ku i ka kërkuar numrin e telefonit që të flisnin më gjatë.

Tereza: Më thotë kam shumë dëshirë të të takoj, a mundesh nesër? Unë i thashë pas pune, sepse para nuk mundem. Kam shkuar ta takoj pas pune me dy fëmijët dhe kishte si dëshirë që të më jepte mua dhe fëmijëve disa të holla. Kam ngelur pa fjalë. Sot e asaj dite, më kujtoj ajo për 8 Mars, që unë nuk kam festuar kurrë 8 Mars, për Bajram, për fillim shkolle dhe çdo fund vit. Ajo na kujton çdo herë edhe pse është në Amerikë.

Ardit Gjebrea: Ju dhuron ndihma?

Tereza: Po. Kur jemi mbyllur në karantinë na ka dërguar gjithë ato ushqime, plus të hollave.

Ardit Gjebrea: Ajo ka ardhur nga Amerika?

Tereza: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe ti dëshiron ta takosh këtu?

Tereza: Normal.

Eneida: Shumë shqiptarë në Amerikë e bëjnë paketën vetëm për të Dielën Shqiptare.

Eneida pasi shikon që mbrapa ekranit është Tereza, përlotet dhe shprehet se duhet bërë zemra më e madhe për të ndihmuar të tjerët që janë në nevojë. Përderisa ajo ka një jetë të mirë dhe të lumtur, pse mos ndihmojë dikë tjetër që t’i rregullohet jeta. /tvklan.al