Do’a është artistja e veçantë, e cila është rritur në Shqipëri, por që ndër vite ka performuar në skena të ndryshme duke prezantuar kulturën e origjinës së saj, kulturën shqiptare dhe atë botërore. Do’a ndër vite interpreton në Amerikë muzikë jazz së bashku me bandën e saj. Do’a është me origjinë nga Irani, por ka lindur në Shqipëri.
Këtë vit, ajo prek për herë të parë magjinë e skenës me këngën “Stolia”, një kompozim i saji, i cili flet për veprat e jetës që duhen vlerësuar si stolia më e çmuar e jona. Kënga e saj vjen si një autobiografi, e cila shpreh momente nga jeta e saj në Shqipëri, e deri më sot që është mama e një djali.
Pentagrami i pyejeve “zgjodhi” të përshkruajë jetën e saj nëpërmjet artit. Në mes të përgjigjeve, ajo zbuloi se është e lumtur me partnerin e saj. Specifikisht kantautorja tha: Jeta ime ka pasur momente të papritura, për shembull kam shkuar në Amerikë për një vit, për të bërë më shumë muzikë. Kam takuar (atje) burrin tim, 7 vite më vonë ende andej (në Amerikë) jam.
Ndonëse rrënjët e saj janë të një shtetësie tjetër, ajo shprehet se atdheu i saj është Shqipëria dhe se do të donte të niste një rrugëtim të ri artistik në tokën ku ka lindur./tvklan.al