Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Shi dimri dhe temperatura larg tij. I gjithë Ballkani është përfshirë nga kjo stinë e pa stabilizuar. Nga Europa Qendrore na vijnë reshjet e shiut në ormi shtrëngate, ndërsa nga jugu i saj kemi temperatura të larta. Termometri tregon 5 gradë më tepër se normalja e këtij muaji.

Elvira Dhimitri: “Nuk priten ndryshime të shpejta të kushteve të motit dhe për orët në vazhdim, madje dhe për dy-tre ditët e para të javës. Arsyeja është sepse në rajonet e Mesdheut dhe Ballkanit është vendosur një zonë e zgjeruar me presion të ulët, e shoqëruar me masa ajrore, relativisht të freskëta.”

Intesiteti i shirave pritet të vazhdojë, ndërsa temperaturat do të ulen deri në normale për stinën e dimrit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti