Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Reshjet e ditëve të fundit kanë bërë më dorëlëshuar KESH-in. Tiranës dhe disa qyteteve të tjera, pritet t’u ulen kufizimet. Sipas drejtuesve të KESH-it, do të shkohet drejt heqjes së ndërprerjes së energjisë nëpër familje. Kështu sot, janë shtuar prurjet e Drinit. Niveli i Fierzës sot është 253 metra, ndërkohë që për prodhimin normal i duhen dhe 20 metra të tjerë.

Ndërkohë KESH-i njofton se 70% e defektit të djeshëm në qytetin e Elbasanit është rregulluar. Djegia e transformatorit 110 KW, la 100 mijë banorë mbi 15 orë pa drita. Problemi i avarisë do të zgjidhet brenda tre ditëve, duke bërë kështu edhe zëvendësimin e transformatorit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti