Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Fshesa Toska është shtrirë dhe në drejtorinë qendrore të Policisë së Shtetit. Dy drejtuesit kryesor të policisë kriminale, drejtori Sokol Bizhga dhe zv/drejtori Shkëlqim Saço, janë shkarkuar nga detyra. Madje Bizhga ka qenë duke nënshkruar vartësit e tij në Elbasan, kur ministri Toska ka firmosur edhe shkarkimin e tij.

Por bashkë me ta, ministri i rendit ka firmosur shkarkimin edhe për 5 drejtor të policisë së shtetit, mes të cilëve edhe shefi i komisariatit të policisë rrugore, i vendosur vetëm pak javë më parë, Alfred Terziu. Nuk dihet, ose më saktë, personave të shkarkuar nuk u është komunikuar motivacioni i shkarkimit.

Nga burime të sigurta mësohet se drejtori i policisë kriminale Sokol Bizhga është emëruar në Akademinë e Policisë, ndërsa për të tjerët ende nuk dihet fati i tyre. Këto shkarkime masive vijnë pas përjashtimeve nga policia e shtetit të disa prej drejtorëve të policisë në qarqe./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti