Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Kursimeve, Artan Santo. Ministri i Financave Anastas Angjeli, me cilësinë e aksionerit në emër të shtetit, i shoqërisë anonime Banka e Kursimeve sha. Firmosi sot urdhrin e largimit të Santos nga drejtori i kësaj banke.
Në urdhrin e shkarkimit thuhet, se Santo nuk ka menaxhuar efektivisht bankën, duke sjellë pengesa në programin e ristrukturimit dhe privatizimit të saj. Sipas burimeve të brendshme nga Banka e Kursimeve, mbi drejtorin Santo ka rënduar vjedhja dy herë e shumave të mëdha në Bankën e Tropojës.
Po sot Ministri i Financave ngarkoi përkohësisht në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të kësaj banke, njërin nga zëvendës drejtorët e saj. Me anë të këtij shkarkimi Ministria e Financave synon të realizojë një proces privatizimi transparent dhe të suksesshëm,/tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego