Disa nga futbollistët shqiptarë, vazhdojnë të tregojnë paraqitje të shkëlqyera me klubet e tyre. Edhe fundjava që lamë pas, u shoqërua nga ndeshje vendimtare të legjionarëve për skuadrat ku ata luajnë.
Myrto Uzuni realizoi dopietë me Granadën, me dy golat që ishin historikë për të, pasi shkoi në kuotën e 46 golave me fanellën e spanjollëve, duke u golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit.
Në Arabinë Saudite, Mario Mitaj dhuroi asistin vendimtar në fitoren e Al Ittihad ndaj Al Nassr. Futbollisti kuqezi shërbeu saktë për Bergëijn në fund të takimit dhe holandezi realizoi golin e dytë. Ndeshja u mbyll 2-1 për skuadrën e Al Ittihad.
Arbër Hoxha e nisi si titullar në ndeshjen Dinamo Zagreb-Slaven Belupo. Në minutën e 23-të, ai asistoi saktë për Kacavend, i cili zhbllokoi rezultatin. Në fund, ndeshja u mbyll në barazim 1-1.
Mirlind Daku dha një asist në fitoren e Rubin Kazan në transfertën ndaj Dynamo Makhachkala 2-3. Sulmuesi kuqezi shërbeu saktë për shokun e skuadrës në minutën e 43-të të pjesës së parë.
Një tjetër lajm fantastik ishte rikthimi në fushë i dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Armando Broja dhe Medon Berisha. Futbollistët kanë lënë pas dëmtimet dhe morën disa minuta me ekipet e tyre.
Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Stiven Shpendi. Sulmuesi që aktivizohet me skuadrën e Carrarese në Serinë B italiane realizoi golin vendimtar në ndeshjen ndaj Palermos, në minutën e 77-të. /tvklan.al