Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga ish-Kryeministri Italian Massimo Dalema, kanë vizituar sot televizionin Klan Kosova, ku janë pritur nga aksioneri e Cevolli Corporation, Shkëlqim Devolli.
Nikoqiri dhe mysafirët kanë biseduar për marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë dhe Italinë, veçanërisht në sferën e ekonomisë.
Dy Kryeministrat kanë parë nga afër studiot dhe hapësirat e Klan Kosovës, televizionit më të madh në vend.
Rama dhe D’Alema po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të festimeve për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Pas vizitës në Klan, njëri dhe tjetri iu bashkuan një ngjarje që LDK e ka organizuar më rastin e këtij përvjetori.
Tv Klan