Pas golit në ndeshjen e fundit, i nënti në kampionat, Shkëlzen Gashi është vlerësuar nga tifozët e Colorado Rapids, si lojtari i vitit për sezonin e rregullt të “Major League Soccer”.
Në vetëm pak kohë sulmuesi shqiptar u bë një lojtar i rëndësishëm për ekipin nga Denver. Me një foto të postuar në rrjetet sociale Gashi falënderoi fansat për trofeun si dhe gjithë ekipin për sezonin, të cilin ai e cilësoi si të pabesueshëm.
Falë kontributit të 28 -vjecarit shqiptar, Colorado Rapids e mbylli sezonin e rregullt në vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit duke u kualifikuar në çerekfinalet e fazës play-off./ TV KLAN