PDK kërkon ligj për të mbrojtur figurën e Ushtrisë Çlirimtare

Në Kosovë, vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbrohen me ligj, ky është propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës, pas deklaratave të Shkëlzen Gashit se UÇK ka vrarë civilë serbë.

Deklaratat e Gashit, PDK i cilëson si qëndrime të kryeministrit në detyrë dhe partisë që ai drejton.

Nga ana tjetër, deklaratat u pritën mirë nga mediat serbe, të cilat i bënë jehonë fjalëve të tij për krime lufte nga UÇK dhe se drejtuesit e saj janë kriminelë dhe qëndrojnë në poste të larta në Kosovë.

Tv Klan