Shkëlzen Gashi vlerësohet si një blerje e goditur e Colorado Rapids. Faqja zyrtare e Major League Soçer e përfshiu sulmuesin shqiptar mes afrimeve më të vlefshme për këtë vit.

Gashi është quajtur një makinë golash që ky kampionat nuk e kishte patur më parë. Gjatë këtij sezoni 28-vjeçari realizoi 10 gola dhe ndihmoi shokët e ekipit të realizojnë edhe 4 të tjerë.

Një nga golat e tij u shpall edhe më i bukuri i vitit. Shkëlzen Gashi u votua si i preferuari i tifozëve të Colorado Rapids, një tjetër vlerësim për paraqitjet e tij.

Megjithatë sulmuesi nuk është grumbulluar nga Gianni De Biasi për ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2018 edhe pse pati mungesa në sulm.

De Biasi e ka quajtur si një zgjedhje teknike, ndersa vetë lojtari nuk pranoi ta komentojë mos grumbullimin e tij.

Mbetet në pikëpyetje nëse Shkëlzen Gashi do të grumbullohet për ndeshjen e 24 marsit me Italinë, ku Shqipërisë i duhet një rezultat pozitiv për të shpersuar në një renditje të mirë në grupin kualifikues të botërorit rusi 2018./ TV KLAN