Shkëlzen Gashi shpëton nderin e ekipit të tij Colorado Rapids. Sulmuesi siguroi barazimin në përballjen me Hjuston Dainamo, e fundit për Konferencën e Perëndimit.

Colorado tashmë do të marrë pjesë në çerekfinalet e kampionatit, duke kaluar kështu ekipin milioner të Los Angeles Galaxy.

Në aksionin e golit, Gashi i erdhi pas krahëve të mbrojtjes dhe dërgoi në rrjetë topin e krosuar në zonë.

Ai u vlerësua edhe si njeriu i ndeshjes. Ky ishte goli i nëntë që Gashi ka shënjuar në kampionatin amerikan, ku ka zhvilluar 26 ndeshje.

Tv Klan