Reperi më i ri Gashi, ka nxjerrë në treg këngën e tij më të fundit “Creep On Me”. Artisti 28 vjeçar, i lindur në Libi me prindër shqiptarë, tashmë duket se po sheh sukses në skenën botërore me bashkëpunimin e tij me emra të mirënjohur si French Montana dhe DJ Snake.

Kënga duket se është pritur mirë nga fansat dhe mediat në industrinë amerikanë të muzikës. Revista

HIGHSNOBIETY

e ka konsideruar videon si një material me vizuale të arrira e shumëngjyrëshe, shoqëruar me koreografi të përshtatshme për melodinë që përmban. Gjithashtu, revista prestigjioze “Billboard”, e cila është përgjegjëse për klasifikimet më të rëndësishme botërore shkruan për këngën se: “Repimi ëmbëltues i Gashit merr krye në këtë këngë me ritme të errëta pop-i.”

Gashi, këtë verë gjithashtu ishte i pranishëm dhe në projektin e organizuar nga këngëtarja Dua Lipa në Kosovë. Ai performoi në 10 gusht në Sunny Hill Festival, për të cilin më pas falenderoi dhe këngëtaren Lipa në profilin e tij në Instagram duke thënë se:

“Kurrë nuk do të ketë një yll më të madh se Dua Lipa, talent i vërtetë, zëri dhe pamja e saj janë klasike. Të falenderoj që më frymëzon ashtu si nëna dhe motra ime”

.Më herët ai ka realizuar dhe një bashkëpunim më divën e muzikës shqiptare Adelina Ismaili të quajtur “Karma”, e cila e bëri atë të njohur për publikun shqiptar.

Duket se e ardhmja do të jetë e ndritur për 28-vjeçarin, për shkak se pritet dhe dalja në treg e albumit të tij debutues./abcnews.al