Reperi me origjinë shqitare, Gashi së fundmi ka realizuar videoklipin e tij më të ri i cili është shfaqur me një fustan. Mesa duket paraqitja e tij nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë që e menaxhon dhe në momentin e fundit, ka hequr dorë nga marrëveshja.

Sipas reperit, kompania nuk pranoi të punonte me një burrë që vesh fustan. I revoltuar ai ka bërë një postim në “Instagram”, ku shprehet se edhe pse ndodhemi në 2020 vazhdojnë të ekzistojnë paragjykime të tilla.

“Më lejoni t’ju tregoj një histori idiote për këtë video. Supozohej që kjo video të sponsorizohej nga një kompani që do të më ndihmonte mua për ta përfunduar atë, por për shkak se unë kisha veshur një fustan ata hoqën dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse mendonin se një burrë që vesh fustan shkon kundër rregullave të tyre si kompani. Imagjino kjo gjë të ndodhë në 2020-tën. Mendoj se çdo artist duhet të bëj çfarë të dojë për aq kohë sa nuk lëndon askënd”, ka shkruar Gashi. /tvklan.al