Një anije mallrash eksperimentale ka mbërritur në Southampton për t’iu nënshtruar provave në det.

Anija prej 5000 tonësh, Pacific Grebe, është pajisur me vela inteligjente të teknologjisë së lartë dhe kontrollohet nga kompjuteri për të testuar se sa efektive është teksa përdoret era si komponent kryesor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Southampton po koordinojnë provat detare për të vlerësuar performancën e anijes në kushte të ndryshme në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Dr Joseph Banks, një asistent profesor i inxhinierisë detare dhe shkencës në Universitetin e Southampton shprehet se teknologjia mund të jetë elementi kryesor në tranzicionin drejt transportit me karbon zero.

“Ne kemi përdorur erën për mijëra vjet për të shtyrë anijet tona rreth oqeaneve. Por ajo që ne po përpiqemi të bëjmë tani është të përdorim teknologjinë më moderne, më efikase. Kjo zvogëlon ngarkesën e motorit. Ju ulni konsumin dhe emetimet e dëmshme në mënyrë që ne të mund t’i bëjmë anijet detare me zero karbon”.

Ekipi që qëndron pas velave provë FastRig thonë se kjo mund t’i bëjë anijet me miqësore me mjedisin duke ulur emetimet e karbonit deri në një të tretën.

Transporti ndërkombëtar vlerësohet të jetë përgjegjës për 837 milionë ton CO2 në vit ose 2.1% të totalit të emetimeve globale.

Dr. Banks thekson se përshtatja e velave autonome në anijet tregtare mund të zvogëlojë menjëherë kërkesat për energji dhe konsumin e karburantit, sjell kostot më të ulëta, dhe më e rëndësishmja, të ulë emetimet e dioksidit të karbonit.

“Universiteti i Southampton është i përfshirë në projektin për të parashikuar performancën e kësaj anije. Ne po shohim kursimet e karburantit. Por gjëja thelbësore në lidhje me këtë projekt është se ne jemi duke bërë prova të strukturuara në det me anijen. Kjo na lejon të testojmë performancën e anijes me dhe pa krah në të njëjtat kushte dhe të masim ndryshimin në shpejtësinë e anijes”.

Sipas themelueses Smart Green Ship ping Diane Gilpin velat janë krijuar për të pasur njohuritë edhe për lundrimin.

“Është i automatizuar, është inteligjent. Pra, do të ngrihet dhe do të kthehet dhe do të hapet sipas kushteve të erës. Ka sensorë në të. Pra, nëse era është shumë e fortë, ajo do të shtrihet. Pra, është projektuar që të ketë sasinë minimale të njohurive për lundrimin nga ekuipazhi”.

Ekspertët shprehen se parashikimi i saktë i kursimeve të karburantit është thelbësor për t’u dhënë pronarëve të anijeve besim në investimin në teknologji.

“Tregu është shumë i interesuar për erën. Çfarë mund të bëjmë tani? Si mund ta zvogëlojmë sasinë e karburantit që do të përdoret? Ju mund të përdorni erën pasi ajo po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar por ata duhet të kuptojnë se si funksionon? Si operon ekuipazhi? Sa do të më kushtojë? Sa do të më shpëtojë? Kjo na lejon të verifikojmë parashikimet tona të performancës dhe kjo i jep industrisë besimin se parashikimet tona janë të sakta dhe i lejon investitorët të kenë besim për të investuar në këtë teknologji në të ardhmen”.

Teknologjia u zhvillua nga Smart Green Shipping, me financim nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Departamenti i Transportit vlerëson se deri në 40,000 anije mund të jenë të përshtatshme për energjinë e erës.

Tv Klan