Shkëndija pas titullit kampion në Maqedoni, triumfoi dhe në kupë. Skuadra tetovare mundi 3 – 0 Pelisterin në finalen e luajtur të mërkurën në Strumicë. Një sfidë e zotëruar nga lojtarët e Shkëndijes që kaluan në avantazh pas 20 minutash me Musliun. Ekipi shqiptar nuk u ndal duke realizuar edhe dy herë gjatë pjesës së dytë me Ibraimin dhe sërish Musliun.
Kjo është hera e dytë që Shkëndija fiton Kupën e Maqedonisë. Shkëndija do të jetë pjesë e Champions League si kampione e këtij sezoni. Rezultatet e tetovarëve favorizojnë ekipin tjetër shqiptar që merr pjesë në ligën maqedonase Shkupi, që do të marrë pjesë në Europa League, pasi është renditur i katërti në kampionat.
Ky do të jetë një debutim në aktivitetet kontinentalë për skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani.
Tv Klan