Ademola Lookman fitoi trofeun e Topit të Artë 2024 për futbollistët afrikanë. Një sezon për i shkëlqyer për sulmuesin, i cili ishte protagonist absolut në fitoren historike të Atalantës, falë tregolëshit të jashtëzakonshëm të shënuar në finalen e Europa League kundër Bayer Leverkusen.
Një e kaluar e kujtuar me emocion gjatë fjalimit falenderues të mbajtur në mbrëmjen e marrjes së çmimit duke kapërcyer konkurrencën nga Ashraf Hakimi apo Guirassy.
“Pak më shumë se katër vjet më parë, dështova para botës. Sot u bëra lojtari më i mirë në Afrikë. Për fëmijët dhe njerëzit që shikojnë këtë, mos lejoni që dështimet tuaja t’ju rëndojnë deri në atë pikë sa t’ju thyejnë krahët. Ktheje dhimbjen në forcë dhe vazhdo të fluturosh“, tha ai.
Fjalë të bukura dhe emocionale teksa mbante fort në dorë trofeun e lakmuar. Lookman u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimit me veshje tradicionale nigeriane si një shenjë e qartë e përkatësisë së tij afrikane.
Tv Klan