22 bagëti (derra) janë djegur si pasojë e një zjarri që ka rënë mbrëmjen e djeshme në një stallë bagëtish në fshatin Vukatanë të Shkodrës.
Gjithashtu është djegur baza ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet që ishte i parkuar afër stallës. Uniformat blu njoftojnë se dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë shkëndija elektrike.



Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al