Tregu i rrobave të përdorura në Shkodër që u përfshi nga flakët pak ditë më parë do të ndërtohet në të njëjtin vend.
Këtë premtim tregtarët e morën kryetari i bashkisë Benet Beci. Ky i fundit i priti në një takim këtë të martë rreth 80 tregtarë të cilët prej 22 vitesh punonin në këtë treg.
Ata u shprehën të kënaqur pas takimit ndërsa kërkojnë që punimet të nisin sa më shpejt sepse ata nuk kanë mundësi ku të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.
“Tregu do të bëhet aty ku ka qenë. Na dhanë fjalën dhe një ndihmë të vogël do të na e japin edhe ata, kryebashkiaku.”
“Ne presim nga çasti në çast që të nisin punimet se kemi bukën e gojës aty.”
“Po po sa më shpejt tha.”
“Ishalla, shpresojmë sa më shpejtë.”
Tregu u përfshi nga flakët pasditen e së premtes duke u djegur plotësisht ndërsa zjarri preku edhe 5 banesa që ishin aty pranë. Disa persona përfunduan në spital me probleme të shëndetit për shkak të asfiksisë.
Nga hetimet rezultoi se ishin dy fëmijë të vegjël të cilët nga pakujdesia kishin djegur dengje me rroba.
Klan News