Kjo është gjendja në kolektorin në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ai është bllokuar nga mbetjet ndërsa kjo situatë është krijuar prej vitesh. Ndaj autoritetet lokale kanë nisur me pastrimin e tij.
Benet Beci, kryetar i bashkisë Shkodër: Nuk ka pasur pikë shkarkimi qyteti në kolektorin kryesor. Ne kemi hapur dy kilometra kolektorin kryesor kemi ardhur deri këtu. Sot po punojmë në zhbllokimin e saj. Gjendja është krjetësisht e papranueshme.
Kjo është një masë parandaluese në prag të stinës së reshjeve në mënyrë që në kryeqendrën e veriut mos të ketë sërish situatë të përmbytjeve
Benet Beci, kryetar i bashkisë Shkodër Nuk mundet të shohësh një skenë të tillë në një qytet si Shkodra që ka të bllokuar prej vitesh e vitesh kolektorin kryesor. Ky është shkaku i përmbnytjve, papastërtisë dhe i të gjithë problematikës.
Bashkia e Shkodrës po vijon me pastrimin e kolektorëve prej dy javësh.
Klan News