Një pjesëz Hungarie erdhi për publiku dhe qytetarët në Shkodër përmes fotografive. Është ekspozita “Aromë Hungarie” me autor Roland Tashon.
Është një punë disa vjeçare që u shfaq në hollin e bashkisë së qytetit.
“Ka disa fotografi ku janë diplomatë hungarezë të veshur me konstume shqiptare. Janë dhe disa pika takimi si në Budapest edhe në Tiranë që kanë lidhje me njëra tjetrën dhe disa shqiptarë të suksesshëm që punojnë në Budapest”, tha Roland Tasho.
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë Benet Beci.
“E shikoj këtë si një prurje të bukur, si një moment të rëndësishëm dhe të mirë kulturor, por edhe në vazhdën e shumë zhvillimeve të tjera të bashkëpunimeve të tjera me ambasadën hungareze që për mendimin tim do të jetë një surprizë e bukur në vazhdimësi dhe aktivitete që na presin”, tha Benet Beci.
Eskpozita u mbështet edhe nga ambasada hungareze në vendin tonë
Klan News