Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

40% e shkollave në Elbasan kërkojnë ndërhyrje emergjente. Rreth 30 shkolla kryesisht në fshatra tashmë janë jashtë funksionit dhe mesa duket këtë vitë mësimi do të zhvillohet në godina me qera. Sipas shefit të Drejtorisë Arsimore shkollat janë shkatërruar nga vetë banorët kjo pasi në shumë shkolla çatia nga çasti në çast mund të binte dhe të dëmtonte fëmijët.

Në disa shkolla ka më shumë se dhjetë vjet që nuk bëhet asnjë meremetim, ndërkohë problem shqetësues ngelet pajisja e shkollave me laborator të cilët janë zhdukur prej vitesh. Fondi i akorduar nga qeveria për riparimin e godinave shkollore duket se është i pa mjaftueshëm. Kështu Drejtoria Arsimore e Elbasanit ka kërkuar edhe ndihmën e subjekteve private e shoqatave që veprojnë në këtë rreth, disa prej të cilave janë përgjitgjur pozitivsht./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego