Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Importi i plehrave nga Italia drejt Shqipërisë është në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Europian. Zyra lokale e Mileu Kontakt, shoqatë holandeze që monitoron fenomene ambientaliste në vendet e Europës Juglindore, deklaron se qeveria shqiptare dhe shoqëria italiane duke nënshkruar kontratën për përpunimin e mbetjeve shkelin legjislacionin e BE.
“Ka një kuadër ligjor që është mjaft i rregullt edhe në këtë pikë. Ato nuk lejojnë absolutisht importimin e mbetjeve, ose kalimin e mbetjeve nga vendet e BE-së drejt vendeve që nuk janë anëtare të BE. Në këtë kuadër edhe Shqipëria meqenëse nuk është anëtare e BE, ku lloj kalimi i mbetjeve nga Italia drejt Shqipërisë përbën një problem edhe në anën legjislative. Është kategorikisht e ndaluar”.
Mileu Kontakt do të njoftojë dhe shoqata të njohura europiane të reagojnë, si dhe Lega Ambiente në Itali, duke hedhur dyshime mbi shoqërinë italiane që merr përsipër të shkelë ligjet e BE./tvklan.al