Shoqata Kombëtare e Radiotelevizioneve ka dhënë sot një konferencë për shtyp në ambjentet e Hotel Rogner. Tema e kësaj konference ishte kontenstimi i ligjit për radiotelevizionet private. Sipas presidentit të shoqatës Bashkim Hoxha, procedurat për miratimin dhe hartimin e ligjeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë e radiotelevizioneve private, nuk kanë qenë të rregullta.

Ligji i datës 14.06.2000 që ka të bëjë me telekomunikacionin për administrimin e frekuencave të KKRT-së, është bërë pa asnjë argumentim nga strukturat dhe organeve që janë jashtë interesave të operatorëve radiotelevizivë.

Ligji 8561 i datës 28.07.2000 për sistemin e taksave në Shqipëri, janë bërë shtesa për taksat që do shtohen duke mos e ditur apo duke mos e njohur aspak gjendjen e tregut shqiptar. Sipas zotit Hoxha nga shtesat e bëra në ligjin 8568 ka këto pasaktësi.

Pa asnjë argument bindës frekuencat radiotelevizive kalojnë në administrimin e KKRT-së duke ia marrë ato ERT-së. Shkelje e ligjit fiskale ku i lihet dorë KKRT-së për të vendosur një sistem taksash çfarë të dëshirojë ajo. Veç taksave të shprehura në ligj të cilat nuk kanë asnjë bazë argumenti ekonomik i hapet rruga me ligj subjektivizmit ekstrem nëpërmjet lirisë pa kufizim që i jepet KKRT-së.

Në fund të kësaj konference zoti Hoxha deklaroi se nga ana ekstreme të kësaj shoqate do të vazhdojnë përpjekjet për ndryshimin e ligjit për mediat elektronike duke filluar negociatat me parlamentin./tvklan.al