Mijëra malazezë mbushën sheshin qëndror të kryeqytetit, mbrëmjen e të shtunës për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Milo Gjukanoviç dhe Kryeministrit Dushko Markoviç.
Manifestuesit thërrisnin “Milo hajduti” dhe mbanin në duar parrulla ku Presidenti dhe qeveria e demokratëve socialistë të drejtuar prej tij akuzoheshin blerje votash në zgjedhjet presidenciale të 2018-ës, po ashtu edhe për korrupsion dhe abuzim me detyrën.
“30 vjet më parë ne e nisëm nga ky vend. E sollëm zotin Gjykanoviç në pushtet. Por ai e tradhëtoi popullin e vet. Konkluzoni është i thjeshtë: Rruga e zgjodhi atë dhe rruga do t’a largojë”.
Protestat e nisura prej Shkurtit organizohen nga grupime të shoqërisë civile. Një ndër organizatorët është biznesmeni Dushko Knjezheviç, ish-aleat i Gjukanoviçit. Partitë e opozitës nuk janë të mirëpritura në manifestime, pasi siç thanë pjesëmarrësit, ato janë të përçara dhe populli nuk ka besim në to. Kusht për bashkëpunimin, protestuesit kanë vënë lënien e mandateve parlamentare nga deputetët e opozitës. Gjukanoviç është në pushtet prej 30 vitesh, herë si President e herë si Kryeministër.
Tv Klan