Në shorteun e hedhur për herë të dytë të gjashtëmbëdhjetave të Ligës së Kampioneve, e vetmja ngjashmëri me të parin ishte takimi Çelsi-Lil, që nuk ndryshoi.
Ndërkohë që PSG-nuk kishte fatin me vete, pasi në herën e parë pati si rival Mançester Junajtidin, e në të dytën Real Madridin.
Juventusi do të ndeshet në këtë fazë me Vijarealin, ndërkohë që Interi nuk do ta ketë të lehtë kundër Liverpulit.
Atletiko Madridi do të luajë ndaj “Djave të kuq” të Kristiano Ronaldos.
Ajaksi që u dallua në fazën e grupeve me të gjitha ndeshjet e fituara si kundërshtar do të ketë Benfikën, kurse Sportingu i Lisbonës do të ndeshet me Mançester Sitin.
Bajerni i Mynihut do të luajë kundër Salzburgut.
Shorteu u vendos të rihidhej pasi Uefa lajmëroi se “për shkak të një problemi teknik me softuerin që instrukton zyrtarët se cilat ekipeve u lejohet që të luajnë kundër njëra-tjetrës, pati një gabim”.
Në episodin që vuri në vështirësi UEFA-n u përfshinë klubet e Atletiko Madridit, Liverpulit dhe Mançester Junajtidit.
Klan News