Milan Skriniar do të vazhdojë karrierën te Fenerbahce në Turqi. Mbrojtësi është larguar nga PSG-ja, aty ku nuk arriti të gjejë shumë hapësira, pas transferimit nga Interi.

Sllovaku ka udhëtuar drejt Turqisë për vizitat mjekësore dhe më pas do të vihet nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.

Skriniar u përfol edhe te Galatasaray, por te Fenerbahce u treguan më të shpejtë për të mbyllur marrëveshjen.

Klubi turk e merr mbrojtësin në huazim, ndërsa do të mbulojë të gjithë pagën e tij. /tvklan.al