Majlinda Tahiri nga Kuçova është fituesja e një Volkswagen Polo, dhuratë e kompnaisë “Deka” nga shorteu i hedhur në kuadër të promocionit të verës në bashkëpunim me Vodafone Albania. Fituesja e çmimit të madh u përcaktua nga të gjitha mesazhet e vlefshme të dërguara nga dat 1 qershor deri më 15 korrik. Majlinda Tahiri, që është fituese e shorteut, është kliente e Vodafone me kuponin me numër kodi 3036854.

Promocioni “Deka” dhe Vodafone do të vazhdojë deri më 31 gusht. Deri në fazën e dytë të hedhjes së shorteut, në fund të gushtit, do të luhet përsëri me kodet sms të shtypura në kuponat që ndodhen brenda kutive të produkteve “Deka”.

Me mesazhet e dërguara nga 15 korriku deri në 31 gusht do të luhet për një makinë tjetër Volkswagen Polo dhe për mesazhet e dërguara nga 1 qershori deri në 31 gusht për superdhuratën, për një makinë BMW 316. /tvklan.al