Në Thumanë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i fortë i 26 Nëntorit, po vijon shpërndarja e ushqimeve dhe rrobave për banorët.
Në fushën e futbollit në këtë fshat janë ngritur çadra të shumta ku po strehohen qytetarët të cilët kanë mbetur të pastrehë, pasi tërmeti u ka rrëzuar banesat ose i ka bërë të pajetueshme.
Ushqimet dhe veshjet janë dërguar nga komunitete të ndryshme që t’u vijnë në ndihmë banorëve të prekur.
Ndërkohë, në pallatet dhe ndërtesat e shembura në Thumanë, ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke punuar ende për të nxjerrë nga rrënojat banorët që rezultojnë të humbur. /tvklan.al