Një krim brenda familjes ka ndodhur në fshatin Vreshtas të Maliqit, ku një djalë i mitur ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë nga babai.
Policia bën me dije se autori i dyshuar Sh.C., pas një debati me të birin 15-vjeçar, e goditi këtë të fundit me thikë. 15-vjeçari ndodhet në spital për mjekim dhe bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, babai është shoqëruar në polici.
Nga ana tjetër, xhaxhai i 15-vjeçarit, ka thënë për gazetarët se at e bir u konfliktuan për celularin.
“Nipi u zu me të atin për një telefon. 15-vjeçari shikonte TikTok dhe i ati ia theu telefonin. Djali sot nuk shkoi në shkollë. Nipi është në spital. Më thanë i ati e ka plagosur me thikë afër veshkave. I ati ankohej për djalin. Ai i jepte lekë për në shkollë të birit”, tha xhaxhai.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.
/tvklan.al