Dhjetë persona janë vrarë nga një sulm vetëvrasës pranë zyrave të Agjencisë së Inteligjencës në Kabul, Afganistan. Pesë të tjerë mbetën të plagosur nga ky shpërthim. Zyrtarët vendas thonë se një person që po ecte në këmbë, hodhi veten në erë. Mes viktimave ka edhe gra. Pas këtij sulmi thuhet se është grupi terrorist i quajtur “Shteti Islamik”.

Sipas mjekëve, numri i viktimave mund të rritet pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Gjatë muajve të fundit, sulmet kamikaze në Afganistan janë rritur së tepërmi. Grupet xhihadiste janë aktive në Afganistan që prej Janarit të vitit 2015.

/tvklan.al